Iku Bonucci te Milan...Do ikin edhe të korruptuarit nga administrata? Rama replikë me skeptikët

Iku Bonucci te Milan...Do ikin edhe të korruptuarit nga administrata? Rama replikë me skeptikët
Kërkesa e kryeministrit Edi Rama për të marrë vlerësimet e njerëzve të thjeshtë mbi shërbimet e institucioneve është shoqëruar me replika edhe mbi merkaton e verës në futboll.

“Një ndër mekanizmat e rinj të Bashkëqeverisjes me Njerëzit e Zakonshëm, që po studiojmë të fusim në funksionim me krijimin e qeverisë së re, do të jetë mekanizmi i notës për shërbimin e marrë.

"Çdo institucion, zyrë, sportel, që u shërben qytetarëve do të jetë i gjykueshëm nga çdo qytetar/e që do të dëshirojë të vendosë notën e tij/saj (nga 1-10) pas marrjes së shërbimit,” – postoi kryeministri Edi Rama në profilin e tij zyrtar Facebook.

Por nisma e tij ka pasur edhe skeptikë. Një ndër ta ishte edhe Leonardo Shametaj, emrin e të cilit e mban blerja e fundit dhe më e bujshme e Milan, Bonucci. Si çdo tifoz i Juves, duket se edhe kryeministri nuk e ka pritur mirë largimin e Leonardo Bonucci.

Ndoshta për këtë shkak Edi Rama përgjigjet mbi skepticizmin e shfaqur të komentuesit, Leonardo Shametaj, në këtë mënyrë: “S'ka asgjë që s’bëhet Leonardo, madje edhe ikja e Leonardos tjetër nga Juvja tek Milani që ishte gjë që s’bëhej, ja ku u bë.”

Leonardo Shametaj ka replikuar më tej me kryeministrin, me një të qeshur, “i madh, bëj çmos zoti Rama, largo të korruptuarit, se po të hanë pas krahëve.”

Mbi merkaton e Milan ka replikuar edhe një ndjekës tjetër i kryeministrit Rama. Rindi Loka shkruan se: “Epo Milanin e morën kinezet prandaj erdhi Bonuçi te Milan , nëse na marrin edhe neve kinezët ateherë bëhemi edhe ne,” - duke fituar si replikë disa buzëqeshje nga ana e kryeministrit Edi Rama.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: