Manjani: "Koalicioni i Govatës" na injoroi të gjithëve

Manjani: "Koalicioni i Govatës" na injoroi të gjithëve
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, foli për Samitin e Triestes duke thënë se konfiromoi destinacionin për Shqipërinë.

Në lidhje me Fatos Nanon ai u shpreh se ishte më realisti në fushatë, kur tha se nuk është çështje timoni, por destinacioni.

"Ja ku doli dhe destinacioni: Nuk është më Brukseli, por Beogradi!”

Nga ana tjetër Manjani komentoi i revoltuar për Samitin e Triestes.

 “U nis në Trieste të bisedonte për negociatat në Europë, por na futi në JUGOSLLAVI!!! Na anëtarësoi pa na pyetu fare në një kalbësirë politike që po tenton të ringrihet në kurriz të Shqiptarëve!

U nis me këpucë të bardha në dukje si Europian, por u kthye si Jugosllav. U kthye si vasal i “çiç” e “viç-ve”. Ulëriste në Kuvend ndaj Ben Blushit, që e kishte pyetur se pse nuk çelen negociatat. Raportoi zyrtarisht se negociatat do çeleshin sapo të fillojë vetting-u. Vettingun e hodhi në erë me flet-rrufenë e “listës së zezë”. Ndërsa Jugosllavinë na e shet si BE!!! Kulmi i talljes! Tallje e rëndë kjo!

Tani që ka pushtetin i vetëm, po merr edhe Shtetin në konflikt të hapur me Kushtetutën e ligjet dhe po na paketon të gjithëve si Jugosllavë!

Koalicioni i Govatës me drejtues “vet Alinë e vetë Kadinë” nuk suprizon më!” ka thënë Manjani.

/f.ç/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: