Patozi: Gjetëm ngadhënjimtarin ndër ne, ende jo fituesin me partitë e tjera

Patozi: Gjetëm ngadhënjimtarin ndër ne, ende jo fituesin me partitë e tjera
“Kundërshtari” i Lilzim Bashës, lëshon deklaratën e radhës.

Astrit Patozi e ka me situatën e krijuar në Partinë Demokratike dhe atë që po ndodh me garën për kryetarin.

Sipas tij, PD-ja e ka gjetur njeriun që fiton gjithnjë në garën e saj të brendshme, por i duhet të gjej atë që “mposht” në zgjedhje kundërshtarët politikë.

Në statusin e tij në rrjetin social ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi ironizon komisionin Gjana.

“Një miku im i paangazhuar në politikë më shkruante dje: ‘Partia Demokratike e ka gjetur njeriun që e fiton gjithmonë garën brenda partisë. Tani i duhet të gjejë edhe një tjetër që të fitojë garën me partitë e tjera’

Emrin e autorit nuk po e them sot për dy arsye. E para, se nuk e kam marrë lejen e tij dhe nuk e di nëse kjo do t'i pëlqejë. Por më kryesorja, se kam frikë që kjo mund të ndikojë për të prishur paanësinë deri tani perfekt të Komisionit të Jemin Gjanës”, shkruan Patozi./l.k/

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: