Bayern e nis me trofe, mund Dortmundin në Superkupën e Gjermanisë

Bayern e nis me trofe, mund Dortmundin në Superkupën e Gjermanisë
Bayerni ka nisur mbarë sezonin e ri duke trofeun e parë.

Skuadra bavareze fitoi Superkupën e Gjermanisë, duke e mposhtur në penalti Dortmundin.

Koha rregullt dhe shtesat përfunduan në barazim 2-2 për ti lënë vendin gotitjeve nga pika e bardhë.

Dortmundi shënoi i pari në minutën e 12 me Pulisicit.

6 minuta i’u deshën Bayern-it për të barazuar me Lewandovskin.

Në pjesën e dytë Dortmundi riktheu edhe njëherë epërsinë përmes Aubameyangut, që shënoi në minutën e 70 pas asistimit nga Dembele.

Por një autogol nga polaku Piszczek dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt barazoi shifrat. Efikasiteti i Bayern në goditjet e penalltive e çoi skuadrën e Carlo Ançelotit drejt fitores. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: