Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar pas deklaratave të ditëve të fundit për rrezikun e rikthimit të regjimit të vizave për shqiptarët, veçanërisht pas publikimit të lajmit se policia holandeze ka kërkuar rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ministri Bushati është shprehur: “Gjinkallat e dëshpëruara të 25 Qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave, shërim të shpejtë!”