Punonjësi i një servisi humbi jetën teksa ra në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur dje në qytetin e Bajram Currit, dhe viktima është një 57-vjeçar nga Shoshani ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Sipas policisë, ai ka qenë duke punuar në një servis makinash kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.
“Më datë 21.08.2017, shtetasi M. L., 57 vjeç, banues në fshatin Shoshan, duke punuar në servisin në lagjen “Dardania”, qyteti Bajram Curri, nga pakujdesia ka rënë në tensionin e energjisë elektrike dhe ka gjetur vdekjen”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tropojës për ngjarje aksidentale./l.k./
(Foto: Google)