Basha: “Shkoza” përfaqëson mashtrimin e pafytyrë të Edi Ramës

Basha: “Shkoza” përfaqëson mashtrimin e pafytyrë të Edi Ramës
Deklarata e Kryeministrit Edi Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje është komentuar edhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Në një status në rrjetin social, Basha shkruan se për Ramin, që duket se e bezdisi pyetja që i bënë në Nju Jork nuk përfaqësojnë asgjë ato familje që po hidhen në rrugë.

Kryetari i PD-së deklaron se “Shkoza” përfaqëson mashtrimin e pafytyrë të Ramës që ju premtoi banorëve legalizim në fushatë, dhe pas zgjedhjeve u vë ruspën.

“Shkoza përfaqëson krim prej pushtuesi mbi mijëra fëmijë, prindër e të moshuar nën terror dhe dhunë fizike dhe psikologjike.

Shkoza përfaqëson bandën politiko-kriminale që ka marrë peng Shqipërinë dhe të ardhmen tonë. Shkoza përfaqëson pësimin që duhet bërë mësim se kush dhunon apo blen votën sot, të dhunon shtëpinë, fëmijët dhe jetën nesër”, shkruan Basha në rrjetin social./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: