Dieta me mjedra

Dieta me mjedra
Me këtë dietë me mjedra, ju mund të dobësoheni 2 kilogramë për 3 ditë.

Mjedrat janë frut i pasur me antioksidantë, vitamina dhe minerale, janë të pasura me vitaminat e grupis B - B1 dhe B12 - si dhe vitaminë C. Në një gotë mjedra, ka vetëm 64 kalori.

Studimet tregojnë se mjedrat janë të mrekullueshme për problemet e veshkave dhe tensionin e lartë të gjakut.

Dieta me mjedra përfshin 4 ushqime brenda ditës. Njëri prej tyre, patjetër, përfshin proteinat që mund të merren nga peshku, mishi i pulës, mishi i viçit. Kjo dietë është e përshtatshme për personat që pëlqejnë mishin, sepse nuk e përjashton atë nga menyja. Çelësi i kësaj diete është përzierja e qumështit. Këtë duhet ta bëni me qumësht me pak yndyrë dhe mjedra.

Patjetër duhet t’i konsumoni të freskëta dhe jo të thata apo të ngrira. Mjedrat e ngrira mund të përdoren vetëm në përzierjen me qumësht.

Dita 1

Mëngjesi: Një gotë e gjysmë me mjedra dhe 5 – 6 lugë gjizë pa kripë

Paradreka: Përzierje me mjedra dhe qumësht me pak yndyrë

Dreka: Fileto pule dhe 1 domate, 2 gotë me mjedra

Darka: Përzierje me mjedra dhe qumësht me pak yndyrë

Dita 2

Mëngjesi: 100 gramë mjedra

Paradreka: 150 gramë mjedra

Dreka: 150 gramë peshk me 100 gramë perime, sipas dëshirës

Darka: 200 gramë mjedra dhe 100 gramë arra

Dita 3

Mëngjesi: 200 gramë kos dhe 100 gramë mjedra

Paradreka: 200 gramë mjedra dhe një grusht lajthi të papjekura

Dreka: 150 gramë mish viçi, sallatë nga lakra dhe karota

Darka: 2 mollë të pjekura me arra dhe rrush të thatë, 1 gotë mjedra

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: