Gjykata franceze shqyrtoi imazhet që iu morën çiftit mbretëror pesë vite më parë në Provence, që u denoncuan si shkelje privatësie.
Gjykata vendosi që revista të japë nga 50 mijë euro dëmshpërblim për secilin.
Gjithashtu gjobiti pronarin dhe redaktorin e revistës “Closer” me 45 mijë euro, maksimumi i lejuar nga ligjet franceze.
Dëmshpërblimi megjithatë është shumë i vogël në krahasim me 1.6 milion euro, që kërkuan avokatët e Dukës e të Dukeshës.
Në momentin kur u fotografua Dukesha Kate ishte duke qëndruar në vilën në Provence, që është në pronësi të Viscount David Linley, nipi i Mbretëreshës.
BBC raporton se vendimi nuk ishte surprizë.
Por kjo është një lojë që këto revista luajnë gjithnjë, duke shkelur privatësinë dhe pranojnë gjobën. Por a ia vlen gjoba, kur nga shitja revista ka fituar shumë më tepër dhe a mund ta ndalojë kjo gjobë që të mos përsëritet histori të ngjashme në të ardhmen?
/a.m/