Horoskopi ditor, e martë 26 shtator 2017

Horoskopi ditor, e martë 26 shtator 2017
Dashi

Sot një person mund të përplaset me ndjeshmërinë tënde. Ndërsa fjalët e të dashurit tuaj në një moment do t’ju peshojnë rëndë. Dita e sotme është e karakterizuar gjithashtu nga nervozizmi dhe pasiguria për beqarët. Mos harroni se jo çdo gjë që shkëlqen është ar.

Demi

Është e padobishme t’u riktheheni kujtimeve që tani i përkasin së kaluarës. Gëzoni të tashmen dhe përpiquni t’i shuani konfliktet me partnerin tuaj. Beqarët do të jenë të shqetësuar, por ata duhet të kenë durim nëse duan të fitojnë një person.

Binjakët

Jini tolerantë sot me të dashurit tuaj dhe mos u shqetësoni për ndonjë keqkuptim të vogël. Mirëkuptimi me partnerin nuk është në majat e tij, por gjithsesi ky nuk do të jetë problem. Nëse je i vetmuar, do të duhet të jesh më i mëshirshëm me ata që kanë pasur shumë durim me ty.

Gaforrja

Zemra juaj sot është pak e trishtuar, por mos u mposhtni nga ngjarjet. Diçka mund të ndryshojë dhe i dashuri mund të kthehet tek ju. Beqarët do të jenë të afërt me dikë që mendon intensivisht për ta. Nëse keni ndërmend të duroni të metat e tij, bëjeni me mirësi.

Luani

Mëngjesi do të rrjedhë pa probleme, por në pasditen e sotme disa lajme do ta ndryshojnë gjendjen tuaj. Perspektiva të mira për mbrëmjen, harmoni e madhe me partnerin. Për beqarët shfaqet një takim romantik. Zbulojeni bukurinë tuaj për të mos e humbur këtë mundësi të madhe.

Virgjëresha

Ditë e lëvizshme, lajmet dhe telefonatat nuk do të dinë ku të ndahen. Harmonia në dashuri ju bën dritë dhe energjia ju bën të lehtësoheni më pak nga pesha e gjërave. Mëngjes shumë i mirë për beqarët që nuk do ta humbasin një takim të rëndësishëm. Mos vononi!

Peshorja

Krojini bazën e sinqeritetit në marrëdhënien tuaj dhe çdo keqkuptim do të shkrihet lehtësisht. Mbrojeni të dashurin nga thashethemet. Beqarët do të duhet të identifikojnë miqësitë e fshehta dhe t'i mbajnë ato larg për të jetuar më mirë. Largohuni nga falsiteti.

Akrepi

Në dashuri mund të keni shanse të reja për të nisur një udhëtim konstruktiv drejt martesës. Dëgjoni sinjalet që partneri juaj ju dërgon. Mirëkuptim për disa beqarë me një Bricjap ose Binjakë, diçka e re dhe e rëndësishme mund të lindë.

Shigjetari

Mos jini impulsivë në marrjen e vendimeve për të mos u penduar në të ardhmen. Dëgjoni këshillën e një miku që ju vlerëson dhe do të bëjë ndonjë gjë për ju. Mundësi të reja për zemrat e vetmuara për të gjetur një person të së kaluarës që nuk e kanë harruar kurrë.

Bricjapi

Mos jini xhelozë për të dashurin, por rrethojeni me dashuri më shumë sesa duhet. Kujdes nga dëshirat sekrete, mund ta mërzisin jetën tuaj. Për beqarët duket se është një kohë e vështirë. Ju do të kaloni momente të monotonisë dhe të euforisë në një blic të vetëm.

Ujori

Ndoshta është koha për të reflektuar mbi historinë tuaj sentimentale. Përkundër përpjekjeve, mos mendoni se janë të gjitha plot trëndafila dhe lule. Do keni frikë nga një pushim. Beqarët do të duhet të jenë më pak xhelozë dhe të mos insistojnë shumë mbi disa njerëz.

Peshqit

Sot, edhe frazat e mira nuk do të jenë ngushëlluese. Është një kohë e vështirë dhe do ankoheni shumë për fatkeqësitë tuaja, madje edhe dashuria nuk është e mirë. Beqarët do të duhet të përfitojnë nga mundësitë e duhura që do të paraqiten për të patur atë që duan.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: