Ministri Xhafaj takon ambasadoren e Holandës, në fokus vetting-u në polici

Ministri Xhafaj takon ambasadoren e Holandës, në fokus vetting-u në polici
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Ambasadoren e Holandës në Shqipëri, Dewi van de Weerd.

Në fokus të bisedimeve ishte procesi i vetting-ut në polici si dhe lufta kundër trafikut të drogës dhe krimit.

Mes ministrit dhe ambasadores u fol mbi prioritete e qeverisë si dhe forcimin e pikave kufitare.

“Një tjetër masë,  do të jetë forcimi i kapaciteteve njerëzore dhe niveli profesional në Pikat kufitare” u shpreh Xhafaj.

Weerd, nga ana e saj shprehu vlerësimin për marrëdhëniet mes vendeve si dhe u shpreh e gatshme për mbështetje të Ministrisë së Brendshme. Nga ana tjetër diplomatja e Holandës tha se “vetting-u në polici do të rrisë besimin e qytetarëve.

Gjithashtu, ambasadorja u shpreh e gatshme për të ndihmuar policinë me asistencë teknike dhe logjistike nga vendi i saj, teksa tha se ka parë më vëmendje punën e Policisë së Shtetit për frenimin e azil kërkimit.

Bashkëbiseduesit ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, përmes intesifikimit të shkëmbimit të informacionit.

Ambasadorja u shpreh e bindur se Vetting-u në Policinë e Shtetit do të rrisë besimin e qytetarëve. /f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: