Në Grupin D, një ndeshje tjetër ka si protagonist ish-lojtarin e kombëtares shqiptare, Besnik Hasi, i cili drejton Olympiacos ndaj Sporting Lisbonë. Kampionët helenë kërkojnë ta fitojnë këtë sfidë për të rritur shanset, që të pozicionohen të paktën në vendin e tretë. Sot do të jetë një mbrëmje e veçantë, edhe për disa nga lojtarë të Kombëtares Shqiptare.
Kapiteni Ansi Agolli, debuton në këtë fazë të Champions, ashtu sikurse edhe Qarabag i Azerbajxhanit. Agolli do të jetë titullar ndaj kampionëve anglezë të Chelsea. Por po aq e rëndësishme është mbrëmja e sotme për mesfushorin e Basel, Taulant Xhaka. Ai do të jetë titullar ndaj United, që drejtohen nga Mourinho. Xhaka kërkon jo vetëm të lërë gjurmë me Basel-in në Champions, por edhe të bindë një herë e mirë trajnerin kuqezi, Christian Panucci, që ta rikthejë në kombëtare për ndeshjen e tetorit, ndaj Spanjës e Italisë. Stafi kuqezi konfirmoi për “Albanian Free Press” se Panucci do ta ketë pikërisht këtë ndeshje si pikë referimi për të vendosur më tej mbi mesfushorin.
Do të vlerësohet edhe paraqitja e sulmuesit të Maribor, Valon Ahmedi, i cili do të jetë titullar nesër ndaj Spartak Moskë. Ahmedi u grumbullua në dy takimet e fundit nga Panucci, si një ndër tre risitë e listës së tij, por është ende në pritje të debutimit. Sa për mbrojtësin kuqezi të Napolit, Elseid Hysaj, i cili me ekipin e tij përballet nesër me Shahkto Donjesk, Panucci nuk ka asnjë dilemë.
Champions League (Sot – 20:45)
Grupi A
Benfica - CSKA M.
Manch United - Basel
Grupi B
20:45 B. Munich - Anderlecht
20:45 Celtic - PSG
Grupi C
20:45 Chelsea - Qarabag
20:45 Roma - Atletico M.
Grupi D
20:45 Barcelona - Juve
20:45 Olympiacos - Sporting
Nesër
Grupi E
Liverpul -Sevilla
Maribor - Spartak M.
Grupi F
Feyenoord – Manch City
Shakhtar D. - Napoli
Grupi G
Porto - Besiktas
Leipzig - Monaco
Grupi H
20:45 Real M. - APOEL N.
20:45 Totenham - Borusia D.
/a.muraçi/