Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane është shprehur i kënaqur me performancën e ekipit në barazimin kundër Tottenham.
Zidane thotë se është i lumtur me paraqitjen e skuadrës, por insiston se ata gjithnjë duan më shumë.
“Jam i lumtur me rezultatin, por ne gjithnjë kemi dashur të fitojmë, kishim rastet, por kishim kundër një portier të mirë, ashtu sikurse edhe i joni”, tha Zidane gjatë konferencës për media pas ndeshjes.
“Skuadra ka luajtur shumë mirë, por pas të gjitha atyre rasteve të pashfrytëzuara, rezultati është logjik” shtoi francezi.
Reali u përball në Santiago Bernabeu ku barazoi ndaj Tottenhamit në ndeshjen e grupeve për Champions League, ndërkohë që pas dy javësh do të luaj sërish ndaj Tottenamit, por në Londër. /f.ç/
Foto: Google