Bashkia Shkodër, kryetarja Voltana Ademi prezanton projektin "Shkodra 2030"

Bashkia Shkodër, kryetarja Voltana Ademi prezanton projektin "Shkodra 2030"
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi prezantoi disa nga projektet strategjike të planit të përgjithshëm vendor, që vetëm pak ditë më parë mori bekimin e Këshillit Kombëtar të Territorit!

Ademi komentoi gjithashtu edhe fushat në të cilat do të investohet për zhvillim.

Sipas Bashkisë së Shkodrës, financimi në total përllogaritet të kërkojë një vlerë prej 5 miliard lekësh dhe Bashkia pranon se nuk ka të ardhura për ti realizuar e vetme.

 “Ne kemi përfituar jo shumë, mund të them pak, por përgjigjet janë disa nga ato që ne mund të realizojmë” u shpreh kryetarja e bashkisë.

Ademi tha se turizmi, biznesi, bujqësia, agrobzinesi, kultura e sporti janë vetëm disa nga drejtimet ku do të fokusohet bashkia e kryeqendrës së veriut deri në vitin 2030 ndërkohë që vuri theksin edhe tek infrastruktura, mjedisi si dhe projektet e sistemimit të ujërave të zeza në Shkodër.

 “Kur bëhet fjalë për Shkodrën, të gjithëve i shkon mendja tek qyteti i bukur, tek uji. Ne kemi ujë pafund. Tek lumenjtë, sigurisht tek liqeni dhe malet. Por liqeni i Shkodrës vazhdon të mbetet një ndër burimet më të papërdorura kur bëhet fjalë për ekonominë dhe zhvillimin” deklaroi Ademi.

Kujtojmë që disa ditë më parë kryeministri Edi Rama ftoi Ademin të prezantonte ndonjë projekt serioz për Shkodrën. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: