Byroja e Kuvendit vendosi në mbledhjen e saj përjashtimin 10 ditë nga aktivitetet deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Mbledhja e byrosë u zhvillua me dyer trë mbyllura sot pasdite pas kërkesës së kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.
Noka u përjashtua nga seanca e sotme për pushtim të foltores së Kuvendit, pasi kërkonte të merrte fjalën për procedurë, ndërkohë që sipas Ruçit, ishte në shkelje të rregullores./l.k./
(Foto: Google)