Gjatë një debati me deputetin e PD-së, Alibeaj Tahiri ka thënë se nuk pranon pranga politike në duar.
“Unë si ty që të rri në një parti me kriminelë nuk jam. Apo të rri në parti me hajdutë spektakolarë që i kanë shpëtuar drejtësisë nuk jam. Jua them qartazi. Unë do jem këtu dhe nuk do lëviz asnjë sekondë derisa të dalë e vërteta”, ka deklaruar Tahiri.
Ish - ministri kërkon të hetohet për gjithçka për të dalë e vërteta.
“Unë nuk i përkas racës politike që kur prokurori hetonte bëhej lavire. Kërkoj që e vërteta të dalë në dritë pa asnjë lloj hezitimi. Do kërkoj çdo provë, por do refuzoj nga dita e parë deri në ditën e fundit çdo lloj politizimi të skenarit politik të llumit, të rrugës apo kujtdo llojit tjetër të më vërë mua ngarkesa të padrejta mbi shpinë. Përpjekja ime për drejtësi nuk është gjunjëzim”, tha Tahiri./l.k./
(Foto: Google)