“Nuk kam për të thënë gjë, nuk keni parë gjë akoma”.
Me këto fjalë u është drejtuar gazetarëve ish-ministri i Brendshëm, Saimiri Tahiri, teksa ka dalë nga shtëpia e tij, lidhur me kërkesën zyrtare për arrestim të tij nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Gjatë gjithë paradites, Tahiri ka qenë në shtëpi kur mësoi lajmin se Prokuroria kërkon që t’i hiqet mandati i deputetit, në mënyrë që të vijojnë më tek procedurat, ndërsa në bazë të dosjes “Habilaj” të autoriteteve italiane, ai dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës.
/n.e/