“Kemi gjetur këngëtarë edhe në agjencinë e burimeve natyrore, natyrisht këngëtarë të dështuar,”-është shprehur Rama.
Kjo deklaratë ka çuar edhe në reagimin e këngëtarit të njohur Klajdi Musabelliu.
Pas disa ditësh replika në rrjetet sociale, i ftuar në një emision në TV Ora News, këngëtari i njohur është shprehur se ka mbaruar shkollën për Gazetari dhe nuk e di se çfarë shkaktoi reagimin e zotit Rama.
“Konkretisht nuk e di se çfarë zotëria në fjalë kishte me mua, që më përmendi, që më minoi.”
Dhe kjo për të nuk ishte një reklamë, pasi kryeministri sipas tij nuk u mjaftua vetëm që i hoqi bukën nga goja por edhe e kryqëzoi përpara qytetit.
“Nuk u mjaftua me të hequrit të bukës nga goja por donte edhe të më kyqëzonte përpara qytetit. Pra ti më hoqe bukën nga goja por nuk u mjaftove me kaq por doje edhe të më bëje shembull, të më kryqëzoje para qytetit. Me gjithë respektin, unë e kam atë copën e diplomës, pra nuk jam këngëtar i pashkolluar, i dështuar siç edhe u përmenda. Unë e di që e kam një shkollë, për ta mbyllur gojën edhe ty, por që e kam edhe de facto. Di që kam punuar edhe gazetar.”
Klajdi tha se e ka marrë personalisht deklaratën e Ramës pasi është i vetmi këngëtar që punon tek burimet njerëzore.