Në ndeshjen përmbyllëse të fazës eliminatore Argjentina mposhti Ekuadorin me rezultatin 1:3 dhe siguroi biletën në Botëror.
Ishte Messi ai që i dhuroi fitoren dhe kualifikimin ekipit të tij falë 3 golave të shënuar në minutat 11, 18 dhe 62.
"Ne morëm atë për të cilën kemi ardhur këtu, kualifikimin për Kupën e Botës në Rusi, por ishte e vështirë për të arritur në këtë situatë. Ne duhet të gëzojnë këtë moment dhe kjo do të na japë më shumë forcë. Sepse do të ishte e çmendur që Argjentina të mos ishte në Kupën e Botës", tha ylli i Barcelonës.
Ndërkohë edhe Brazili siguroi kualifikim pasi mundi Kilin me rezultatin e pastër 3-0 duke bërë që ekipi kampion i Amerikës Latine mos të ketë vend në botëror. Paulinho shënoi në minutën e 55 dhe 2 minuta më vonë golin e dytë e shënon Gabriel Jesus pas asistimit të Neymar. Goli i tretë erdhi sërisht nga Jesus në minutën e 90 të lojës.
Gjithashtu Uruguai ka fituar me rezultat 4-2 për t’u kualifikuar po ashtu në Botëror e njëjtë edhe Kolumbia arriti që të barazoi me Peru, duke u kualifikuar kështu direkt në Botëror. Peru duhet ta kërkojë kualifikimin me anë të ndeshjeve të play offit.
Një tjetër skuadër që firmosi kualifikimin në Botëror ishte edhe nënkampionja e Europës Franca.
Kombëtarja franceze e ka siguruar direkt kualifikimin në Kampionatin Botëror, pas fitores prej 2:1 ndaj Bjellorusisë. Golat e francezëve u shënuan nga Griezmann dhe Giroud, ndërsa golin e vetëm për Bjellorusinë e shënoi Saroka.
Por nga ana tjetër kombëtarja e SHBA-ve nuk do të jetë e pranishme në Rusi 2018 pasi nuk ka arritur fitoren ndaj Trinidad Tobagos.
SHBA-ja humbi me rezultatin 2-1 ndaj Trinidad Tobagos megjitëse hyri si favorite në fushën e lojës.
Kualifikimin direkt për në fazën tjetër të Botërorit 2018 nga zona CONCACAF e ka siguruar Meksika, Kosta Rika dhe Panamaja, kurse Hondurasi do ta kërkojë këtë me anë të play offit gjatë muajit nëntor.
Një skuadër tjetër e rëndësishme që do ti mungojë këtij botërori është edhe Holanda.
Pavarësisht fitores prej 2:0 ndaj Suedisë, Kombëtarja e Holandës ka mbetur jashtë Kupës së Botës pasi mbeti në vendin e tretë me 19 pikë.
Të dy golat për Holandën i shënoi anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben. /f.ç/
Foto: Google