Mijëra njerëz janë mbledhur në Maltë për të kërkuar drejtësi pas vdekjes së gazetares investigative Daphne Caruana Galizia.
Zonja Caruana Galizia vdiq në një shpërthim autobombe të hënën e kaluar.
Ajo ishte e njohur për një blog ku akuzonte politikanët më të lartë për korrupsion.
“Politikanët qëndruan larg manifestimit, duke përfshirë edhe Kryeministrin e vendit dhe liderin e opozitës”, raporton BBC.
"Unë e di se ku duhet të jem dhe ku nuk duhet të jem," tha kryeministri Joseph Muscat një intervistuesi në radio disa orë përpara ngjarjes. "Unë nuk jam hipokrit."
Udhëheqësi i opozitës, Adrian Delia, gjithashtu qëndroi larg, duke thënë se nuk donte të "nxiste polemika".
Të dy politikanët kishin qenë objektiva të raportimit të gazetares Caruana Galizia. /a.a/
Foto: Reuters