Ashtu si javën e kaluar deputetët e Partisë Demokratike gjatë debatit me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi kanë bllokuar sërish foltoren.
Sherri nisi pasi Ruçi i bllokoi fjalën Berishës pasi i mbaroj koha, kështu deputeti Flamur Noka u ngrit dhe bllokoi punimet e seancës duke bllokuar foltoren.
Noka doli para foltores se ku donte të fliste Shezair Rrokaj dhe kërkoi fjalën për procedurë ndërkohë që përdori fjalë fyese ndaj Ruçit.
Kryetari Kuvendit vendosi përjashtimin e Nokës nga seanca dhe vendosi 5 minuta pushim. /f.ç/
Foto: Google