Deputetët e Partisë Socialiste kanë firmosur një kërkesë ku kërkojnë përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetit të PD, Flamur Noka.
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi përjashtoi deputetin Noka pasi bllokoi foltoren ndërsa deputeti Shezai Rrokaj tentoi të fliste.
Gjithçka nisi pasi PD kërkoi fjalën për procedurë pasi sipas tyre kryeministri Rama ofendoi deputetin Berisha.
Nga ata tjetër edhe PD, LSI dhe PR kërkuan së bashku përjashtimin e kreut të qeverisë nga Kuvendi për 10 ditë. /f.ç/
Foto: Google