Rama: Furtuna e kazanit është ngritur mbi policinë, nuk ka baltë që na rrëzon!

Rama: Furtuna e kazanit është ngritur mbi policinë, nuk ka baltë që na rrëzon!
Nuk do të shpëtojë asnjë punonjës policie që ka punuar në polici e ka pasuri të pajustifikueshme,” – theksoi kryeministri Edi Rama, para drejtuesve të Policisë së Shtetit, të mbledhur për një analizë të situatës së fundit, ku edhe paralajmëroi një betejë të re e më të ashpër ndaj krimit.

Ai tha se do të ketë një çmim për çdo kriminel e të kërkuar në Republikën e Shqipërisë.

Rama u shpreh se është arritur marrëveshja në Uashigton që ekspertë e një nga agjentët më të mirë të FBI, por edhe agjentë gjermanë, me reputacion në betejën ndaj krimit, do të asistojnë për Policinë e Shtetit që të fitohet beteja edhe në Shqipëri një herë e mirë ndaj çdo trafikanti e çdo abuzuesi me ligjin.

Kryeministri tha se beteja nuk do të ndalet vetëm me arrestimin e kriminelëve e trafikantëve, por edhe me sekuestrimin e pasurive të tyre, sikurse edhe të zyrtarëve të korruptuar prej tyre.

“Beteja me krimin nuk fitohet në tavolinë,” u tha drejtuesve të Policisë së Shtetit kryeministri, duke bërë një krahasim me fitoren e ndeshjeve të futbollit që merren në tavolinë.

Rama përmendi edhe rastet e shumta të kapjes së kriminelëve nga policia, por që janë lënë të lirë nga gjykatat, duke vënë theksin te rëndësia që do të ketë vendosja e drejtësisë në vend.

Ai u tha drejtuesve të uniformave blu se se të gjitha ata që punojnë me përkushtim duhet të vijojnë punën, pasi flamurin e Policisë së Shtetit që është ngritur nga qeverisja e drejtuar prej tij “nuk ka baltë që e rrëzon”.

Rama u shpreh gjithashtu i sigurt se shqiptarët e dinë fare mirë se “kush po e lufton krimin dhe kush po bën politikë dhe se kush do drejtësi e kush do teatër.”

Nuk është hera e parë që fortuna e kazanit të politikës dhe të mediat ngrihet mbi punonjësit e policisë. Ndihem keq kur shoh që përtej rezultateve kemi të bëjmë me një situatë që Policia e Shtetit së brendshmi ndeshet me shfaqje të papranueshme dhe së jashtmi ndeshet me një furi të papranueshme, një furi balte, akuzash, përpjekjesh të cilat synojnë jo vetëm ato që thuhen publikisht dhe që janë politike,’ – theksoi kryeministri Edi Rama.

Edi Rama tha se raporti i sulmeve mediatike e politike ndaj policisë është absurd.

Nuk e kemi pasur të nevojshme ta shpikim ne, e kanë shpikur të tjerët kohë përpara nesh të vërtetën e thjeshtë, se politika me krimin është mbështetje për krimin dhe sot, krimi gjen mbështetje pikërisht tek politika me krimin. Është një nga ato momentet kulmore të politikës së krimit dhe shfrytëzimit të krimit për politikë pa marrë parasysh që ndikimin që kjo politikë ka mbi uniformat blu dhe nga njerëzit e zakonshëm”.

Nuk jam surprizuar dhe as befasuar, raporti i sulmeve politike dhe mediatike ndaj policisë në këto 4 vite krahasuar me gjithë periudhën e mëparshme është 10 në një. Çfarë ka ndodhur dhe pse qysh në fillim të përpjekjes për ta rimëkëmbur policinë e shtetit të gjetur nën rrënojat e një braktisje të gjithanshme”.

“Policia është baltosur, akuzuar, sakatuar me fjalë pa pushim. Ka ndodhur shumë gjëra, por po ju them një; deri tani pa mbaruar muaji tetor, Policia e Shtetit ka sekuestruar nga duart e rrjeteve kriminale 35 mln euro.”

Mbi sasinë e drogës së kapur vitet e fundit, Rama bëri një krahasim me Lazaratin:

“Kanabis nuk ka qenë asnjëherë vetëm në Lazarat. Ka qenë në të gjithë Shqipërinë. Po t’i referohemi komunikatave të policisë që para 2013-s ishin sekrete, pyetja është; nëse 900 ton të Lazarit që nuk u kapën, sa mund të kenë qenë tonët e tjerë të pa shënuara? Nuk po them se ishte më shumë se sa ka qenë vjet, por ndryshimi në këto 4 vjet është se është bërë luftë. Pa dyshim, janë goditur plot e plot elementë kriminalë. Mjafton t’u them se në vitin 2015, janë arrestuar 536 persona”.

Një krahasim tjetër mbi Policinë e Shtetit ishte edhe kriminaliteti më i lartë para 2013 sipas kryeministrit.

Më parë, komisarët e policisë vriteshin si pula rrugëve. Kujtoj disa funerale që si kryetar opozitare kam ardhur për të nderuar komisar të vrarë rrugëve si pula. Numri më i ulët në 20 vitet e fundit për vrasje, ndërkohë që ka pasur vite në periudhën para 5 këtij vjeçari ka pasur edhe 5 vrasje në javë. Vrasje janë vrasje. Ka një hendek midis realitetit dhe kazanit. Ne nuk jetojmë në 2006 apo 2012, ku numri i vrasjeve ka qenë katastrofik. Jetojmë në një kohë kur qytetari digjital bum dhe në ballë të kazanit dhe kjo rrit perceptimin negativ”.

Nëse në Rinas zbulohet një parcelë kanabisi, e gjitha struktura e policisë së kësaj zone do të shkrihet, - nënvizoi Rama, - duke dhënë edhe shembullin se do të ketë masa ekstreme në rast se do të konstatohen tolerime apo neglizhencë nga policia në çdo cep të Shqipërisë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: