Sokol Cikalleshi humbet dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Kupës së Botës Rusi 2018, me Spanjën e Italinë.
Sulmuesi kavajas që ishte rikthyer me Kombëtaren pikërisht këto ditë pasi u la jashtë për shkak të vonesës në grumbullimin e parë ndaj Lihtenshtejnit e Maqedonisë.
Por një dëmtim i fundit ka rezultuar serioz nga sa pritej dhe do të lërë grumbullimin me Kombëtaren për t’iu drejtuar Turqisë.
Portieri i Lazio Thomas Strakosha ishte i pari nga të grumbulluarit, që u largua nga kmpi kuqezi.
Sulmuesi kryesor Armando Sadikun do të ketë tashmë si pertnerë sulmi Azdren Llullakun dhe sulmuesin e Maribor, Valon Ahmedi, i cili pret debutimin në dy përballjet e rëndësishme.
/a.m/