Legjenda e Romës dhe Italisë ka dhënë mendimin e tij për çmimin "FIFA Best Player" dhe beson se do të jetë një mbrëmje e gëzueshme për Realin Madridin.
Totti u shpreh se Cristiano Ronaldo meriton të fitojë çmimin lojtari më i mirë i FIFA-s për meshkuj përpara Lionel Messi dhe Neymar të Paris Saint-Germain.
Totti i përshkruan të tre si "alien", por thotë se ylli portugez, i cili është fituesi i Topit të Artë në fuqi, duhet të grumbullojë çmimin si lojtar më i mirë gjatë 12 muajve të fundit. /f.ç/
Foto: Google