Zgjedhjet lokale në Kosovë, komunat e mëdha drejt balotazhit

Zgjedhjet lokale në Kosovë, komunat e mëdha drejt balotazhit
Në Kosovë vazhdon numërimi i votave pas zgjedhjeve lokale të së dielës.

Zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kanë qenë të vlefshme edhe për zgjedhjen e deputetëve të kuvendeve komunale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para preliminare. Në bazë të këtyre rezultateve, të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, duket se shumica e komunave më të mëdha nuk do të kenë fitues direkt. Kandidatët për kryetarë të këtyre komunave do të shkojnë në balotazh. Për shkak të problemeve teknike, faqja zyrtare e KQZ-së së Kosovës ka qenë jashtë funksionit për më gjatë se tri orë, pas përfundimit të zgjedhjeve.

Sipas KQZ-së në balotazh shkojnë:

Prishtinë: Shpend Ahmeti (Lëvizja Vetëvendosje) dhe Arban Abrashi (LDK)

Prizren: Shaqir Totaj (Partia Demokratike)  dhe Mytaher Haskukanga (Lëvizja Vetëvendosje)

Gjilan: Lutfi Haziri (Lidhja Demokratike) dhe Sami Kurteshi (Lëvizja Vetëvendosje)

Ferizaj: Agim Aliu (Partia Demokratike) dhe Muharrem Sfarqa (Lidhja Demokratike)

Mitrovica jugore: Valdete Idrizi (Partia Demokratike) dhe Agim Bahtiri (Aleanca Kosova e Re)

Gjakovë: Mimoza Kusari Lila (Alternativa) dhe Ardian Gjini (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës)

Pejë, pritet që Gazmend Muhaxhiri (Lidhja Demokratike e Kosovës) të konfirmohet si fitues pa balotazh.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: