Barcelona-Juve dhe Bajern-Real, shorti i Champions tregohet "mizor"

Barcelona-Juve dhe Bajern-Real, shorti i Champions tregohet "mizor"
Shorti i Champions League u tregua mizor me më të mëdhatë e kontinentit.

Tifozët e Barcelonës në një sondazh të fundit nuk donin vetëm Juven në short, por shorti i vuri pikërisht përballë kampionëve të Italisë.

Real Madrid do të jetë përballë Bajer Munih, dy ekipe që numërojnë trofe të Champions më tepër se të gjitha ekipet e tjera, që aktualisht janë kualifikuar në çerekfinale.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 dhe 12 prill dhe ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 18 dhe 19 të këtij muaji.

Dy ekipet surprizë që nuk mendohej se do të arrinin deri në këtë fazë, Leicester e Monaco do të luajnë përballë njëra-tjetrës, çka do të thotë se në gjysmëfinale do të ketë sërish një surprizë.

Finalja e kaluar u zhvillua mes dy ekipeve spanjolle, Atletico dhe Real Madrid dhe u fitua në kohë shtesë nga ekipi i Zinedine ZIdane.

 

Shorti i çerekfinaleve

Atletico Madrid – Leicester

Borussia Dortmund –Monaco

Bayern Munich-Real Madrid

Juventus –Barcelona

Shpërndajeni me miqtë tuaj: