
Ka përfunduar 4-2 ndeshja në “Santiago Bernabeu”, e cila ka zgjatur 120 minuta dhe portugezi falë klasit dhe golave të tij ka shmangur goditjen e 11-metërshave, ndërkohë që ndeshja e parë në Gjermani një javë më parë përfundoi 1-2 për spanjollët.
Në të vërtetë Bajerni kaloi në avantazh me Levandovskin me 11-metërsh në minutën e 53-të, por Ronaldo barazon në minutën e 76-të. Por pas dy minutash Bajerni kalon në epërsi falë një autogoli të Serxhio Ramos. Ndeshja shkon në kohë shtesë dhe Vidal e lë ekipin gjerman me dhjetë lojtarë, pasi merr kartonin e dytë të verdhë.
Në kohën shtesë del në skenë Kristiano Ronaldo, i cili shënon fillimisht në minutën e 105-të dhe më pas në të ‘110.
“Pokeri” madrilen shënohet nga talenti Asensio në minutën e 112-të. Një fitore spektakolare e Realit dhe që mban firmën e futbollistit më të mirë të momentit, Kristiano Ronaldo. /e.a/