Trajneri Bunjaki: Ndeshja Kosovë-Turqi, dua patjetër fitore

Trajneri Bunjaki: Ndeshja Kosovë-Turqi, dua patjetër fitore
“Dëshirojmë t’i gëzojmë tifozët me fitore, urojmë të bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Turqisë”.

Kështu është shprehur trajneri i Kombëtares së futbollit të Kosovës, Albert Bunjaki, në prag të përballjes me Turqinë, duke shtuar se kjo do të jetë ndeshja më e vështirë për ekipin e tij deri më tani.

Ai ka konfirmuar gjithashtu se nuk ka asnjë lojtar të lënduar dhe se të gjithë janë në dispozicion për ndeshjen me Turqinë, që zhvillohet sot në “Loro Boriçi”, ora 20:45.

“E dimë se kemi të bëjmë me një kundërshtar që ka cilësi në çdo repart të fushës”, shtoi ai.

/n.e/

Foto: Albert Bunjaki (Kosovo 2.0)

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: