INTERVISTE/ Modelja dhe grimierja Linda Rey, historia e djalit që u shndërrua në femër

INTERVISTE/ Modelja dhe grimierja Linda Rey, historia e djalit që u shndërrua në femër
Fituesja e “Miss Transex Universo”: Edhe në botën e përtejme, do të doja të isha femër

Intervistoi për Albanian Free Press: Hermes Nikaj

Lindi djalë, por ndihej si femër. Kjo është historia e çuditshme, deri diku e pabesueshme e Linda Rey, e cila u shpall fituesja e konkursit “Miss Transex Universo 2016”. Një gjë kjo e cila e bën tepër të ndihet tepër e lumtur dhe krenare. E takova nga afër Lindën dhe biseduam gjatë, teksa më tregon se kjo ishte ëndrra e saj derisa u realizua mes shumë vuajtjesh në Itali. Sikundër nuk harron përçmimin, por në të njëjtën kohë edhe triumfin...

 

Keni vite që jeni larguar nga Shqipëria drejt Italisë. Si është e ndërtuar jeta jote aty?

Po, prej gati 20-vitesh unë jetoj në Itali. Kam punuar modele, grimiere, kam organizuar edhe spektakle bukurie.

 

Ju keni një histori për të treguar... Cila është ajo?

Kam lindur mashkull, gjë që nuk e doja. Që e vogël luaja me kukulla, ndryshe nga djemtë. Gjithnjë e kam ndjerë veten femër. Më pas vendosa të shndërrohesha komplet në femër nëpërmjet ndërhyrjeve.

 

Më mirë femër, apo mashkull?

E them me plot bindje femër. Edhe në botën e përtejme, femër do të doja të isha.

 

Ndërkohë tani që je 100% femër, do ktheheshe sërish në mashkull?

Jo, kurrë, larg qoftë.

Si ndjehesh tani?

Ndjehem e lumtur dhe e realizuar, ama brenda meje ndihem si 70 vjeçe nga vuajtjet dhe mentaliteti.

 

Kur ishe djalë, të tërhiqnin vajzat?

Jo asnjëherë, kurrë nuk kam ndjerë pëlqim për seksin femër. Madje nuk kam puthur kurrë një vajzë.

 

Po familja jote, si e priti zgjedhjen tënde?

Me babain kam vite që nuk kam kontakte, pasi ka vite që prindërit e mi janë të divorcuar. Kam një motër të vetme dhe shkoj mirë me të. Edhe me mamanë kam raporte të mira, më ka përkrahur në çdo zgjedhje timen.

 

Keni kaluar shumë vuajtje e sfida, a i kujtoni më ato?

Kam vuajtur shumë, kam bërë luftë me botën, familjen e njerëzit që më rrethonin. Sot e ndiej veten të fortë dhe të plotësuar.

 

Me kë ke patur marrëdhënie të mira nga familjarët?

Me gjyshen time, e cila më ka rritur. Asaj ia thanë vonë shndërrimin tim, e mirëpriti këtë vendim. Akoma më thërret “bir i nënës”.

 

Si është jeta jote private?

Jeta private shkon shumë mirë, për momentin jam vetëm, pasi jam ndarë nga një histori 2-vjeçare dashurie.

 

Së fundmi, u shpallët fituesja e “Miss Transex Universo”, si u ndjetë në ato momente?

U ndjeva shumë e lumtur dhe krenare për veten time.

 

Cili është ushqimi dhe pija juaj e preferuar?

Supërat & koktejli “sex on the beach”.

 

Ju kishit vite pa ardhur në Shqipëri, si t’u duk vendi ynë tani, a ka ndryshuar mentaliteti i njerëzve?

Po, shumë gjëra kanë ndryshuar, ama do të duhen akoma vite për të ecur para.

 

Për çfarë i jeni mirënjohëse këtij viti?

Që zgjohem e gëzuar me disa realizime personale e profesionale për të cilat kam ëndërruar shumë dhe kam investuar kohë dhe energji. 2016-ta ishte një vit i mbarë për mua.

 

Kujt i jeni mirënjohëse në jetë?

Çdo njeriu që më ka dhënë një këshillë të sinqertë.

 

loading...
loading...