Kuvajti ndërton shkollë në Kashar, për fëmijët e varfër

Kuvajti ndërton shkollë në Kashar, për fëmijët e varfër
Nxënësit do të kenë mundësi të marrin profesione, zanate; me aftësitë e tyre të jenë të gatshëm edhe për tregun e punës

Fëmijët e varfër të cilët banojnë në periferi të Tiranës, pikërisht në zonën e Kasharit, do të kenë mundësi të mësojnë apo të marrin një profesion në shkollën multidisiplinore e ndërtuar së fundmi nga qeveria kuvajtiane. Në ceremoninë e përurimit, ishte vetë ministër i Vakëfeve, Çështjeve të Kulteve dhe ministër i Punëve Bashkiake të Kuvajtit, Mohammad Nasser Abdullah Al­Jabri, i cili ndodhet në Tiranëm për një vizitë zyrtare. Al Jabri u shpreh se investimet në arsimm janë pikënisje të zhvillimit të një vendi. “Arsimi nuk është më një çështje për të cilën mund të diskutohet rreth rëndësisë së tij. Kudo nëpër botë, e kanë vërtetuar se pikënisja e zhvillimit të një vendi, është pikërisht arsimi”, ­ u shpreh Al Jabri. Ndërsa ministri i mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, shprehu mirënjohjen për dhuratën e bërë dhe u shpreh se përfituesit do të jenë më të varfrit e të varfërve. “Së bashku po inaugurojmë një nga qendrat profesionale më të mirëinvestuara në vendin tonë, që shkon për njerëzit më të varfër, në jubileun e 25­të të miqësisë mes dy vendeve’’, ­ u shpreh Klosi. Në ceremoninë e përurimit merrte pjesë edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh se kjo shkollë do të shërbejë si një biletë për të nxjerrë njerëzit nga varfëria. Shkolla u konsiderua kontribut i çmuar për qytetarët që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike dhe jetimë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: