NASA zbulon 7 planetë jashtë sistemit diellor, mund të ketë jetë si në Tokë

NASA zbulon 7 planetë jashtë sistemit diellor, mund të ketë jetë si në Tokë
Teleskopi Hapësinore Spitzer i NASA ka zbuluar një sistem të ri jashtë atij diellor me 7 planetë që rrotullohen rreth një ylli të vetëm (kujtojmë që edhe dielli është një prej yjeve në hapësirë).

Pra, është zbuluar një sistem tjetër diellor i ngjashëm me sistemin tonë. Në këtë sistem të ri është lokalizuar një zonë e banueshme, ku ndodhet një planet shkëmbor që ka të ngjarë të ketë ujë.

Zbulimi tregon se të në gjithë këto planetë mund të kenë ujë të rrjedhshëm, që siç edhe e dimë është bazë për jetë, nën kushtet e duhura atmosferike.

Por shanset më të mëdha janë që në tre prej planetëve të ketë jetë.

“Zbulimi mund të jetë pjesë e rëndësishme e misterit për të gjetur mjedise të banueshme, vende që janë të favorshme për jetë”, tha Thomas Zurbuchen, administratori i Drejtorisë së Shkencës në Uashington. Ai theksoi se kjo ishte një arritje e madhe e shkencës që ka gjetur kaq shumë planetë si këto dhe, për herë të parë zona të banueshme.

Ky zbulim tregon se është bërë një hap i jashtëzakonshëm drejt qëllimit të hershëm të shkencës.

Sistemi i ri ndodhet rreth 40 vite dritë larg  (ose 235 trilionë milje) nga Toka. Sistemi i planetëve është relativisht afër sistemit tonë diellor në yjësinë e Ujorit. Për shkak se janë lokalizuar jashtë sistemit tonë diellor, këta planetë janë të njohur si eksoplanetë.

Ky sistem eksoplanetësh është quajtur “TRAPPIST-1”.

Lajmi i këtij zbulimi të madh u dha nga NASA, me bazë në Uashington.

Teleskopi që ndihmoi në zbulimin kishte 14 vjet që ishte vënë në punë për këtë qëllim.

Pas këtij zbulimi mbetet të provohet shkencërisht nëse ka banorë edhe jashtë sistemit tonë diellor, ose Alienë, siç thirren ndryshe nga njerëzit në tokë.

A.M/afp.al

Shpërndajeni me miqtë tuaj: