Plani B i VIP-ave: Të hap një butique

Plani B i VIP-ave: Të hap një butique
nga Juela Meçani

 

E para ishte Çiljeta  Xhilaga, me Just Çiljeta . Kushdo kalonte nga Myslym Shyri e zbriste në qendër, vinte re një kat të dytë pompoz e me shumë veshje femrash me temina e ngjyra të forta. E publicizoi fort e dha shumë intervista për këtë. Të gjitha fanset vrapuan të visheshin si ajo në kat të dytë, ku në kat të parë e kudo në të tërë rrugën gëlonin veshjet “fake” me emra markash të sajuara, dyqane ngjitur si kërpudhat. Just ( jo Just Cavalli por Just Çiljeta?!) u mund nga simotrat nga Kina dhe u mbyll shpejt.

Më pas filloi epidemia, jam këngëtare, kam stilin tim, kam dhe kohë të lirë ose pse jo merren të tjerët, kam shoqe shumë por edhe shumë që më imitojnë??? Kam një plan B. Hap një butique. E kështu me rradhë Aurela Hoxha në mes të bllokut, Elvana Gjata në Vasil Shanto (aty është aq shtrenjtë sa as nuk hyn më njeri), Armina Mevlani me “Delirium”, jo një por dy butique në zemër të argëtimit kryeqytetas dhe së fundmi Rozana Radi me“Rosebyrozanaradi” e ndjekur nga  Zajmina me “Zaimina Vasjari Store”.

Dhe në fakt shumë pak duket që hyjnë aty, ose blejnë aty, pavarësisht publicitetit në çdo skaj. Hap një butik dhe të ftojnë te Rudina, por edhe te Jonida, ka gjasa edhe Anila e Vizionit. Pastaj të interviston edhe ndonjë suplement. Por përsëri nuk ka shitje. E të tërë në radhë të dyqanet e veshjeve të përdorura, e të jeni të sigurt, edhe VIP ose shkojnë të maskuar me syze e shall, ose dërgojnë shoqet e zemrës se ku është parë që të kesh një brand me 3000 lekë të vjetra. Shto edhe ca lekë për pastrimin kimi. Shto argëtimin e përrallës që do hartosh se në cilin udhëtim e ke bletrë.

Por rëndësi ka guximi apo jo, iniciativa. Rëndësi ka që ke dëshirë të jesh e kompletuar. Ke talent ndaj të duan e të zgjedhin por që panorama të jetë e plotë duhet një plan B, ke butique apo shet onlinë ( harrova dhe këtë lloj butique virtual). Pa pastaj ka dhe plan C se je në një minihollivud dhe hap shpejt e shpejt edhe një lokal a bar a lounge. Ku të lulëzojë “biznesi i ri i ckeckin-ëve” në instagram apo FB nga pozues të rregullt me honorare. Se ne jemi kolegë rivalë por duhemi shumë!

Por ky plani C është një tjetër mesele!

 

loading...
loading...