Sukses i dyfishtë për “Familja Tot”

Sukses i dyfishtë për “Familja Tot”
Edhe në vazhdim të javës, përkatësisht deri më 19 shkurt, në orën 19:00, në Teatrin Kombëtar, do të vazhdojë të shfaqet pjesa teatrore “Familja Tot” me autor hungarezin Istvan Orkeny.

Kjo pjesë teatrore rikthehet në teatrin Kombëtar dhe e pyetur për gazetën “Albanian Free Press” mbi arsyen e këtij suksesi dhe rikthimin e dytë të shfaqjes në Tetarin Kombëtar, aktorja Suela Konjari, pjesë e kastës brilante të aktorëve të kësaj komedie, u shpreh se, “Familja Tot është një komedi e zezë, vepër që flet për dinjitetin e njeriut. Edhe pse vepër hungareze, ajo i rri kaq shumë për shtat realitetit shqiptar dhe pyetjes: Deri Kur ky Durim???? Deri ku shkon njeriu duke shkelur mbi Dinjitetin e tij??? Pyetje këto, që sot i bëjmë dendur mjaft prej nesh, shumë më shumë nga dje.”

Shpërndajeni me miqtë tuaj: