60 parashutistë në “Gjiro Open Air”

60 parashutistë në “Gjiro Open Air”
Rreth 60 parashutistë nga vende të ndryshme të Ballkanit do të jenë këtë javë në Gjirokastër për eventin Gjiro Open Air, i cili nuk është vetëm një aktivitet sportiv. Ky aktivitet nis sot e do të vazhdojë deri më datë 26 mars.

Për tre ditë pilotët do të organizojnë fluturime duke u nisur nga mali i Çajupit përballë Gjirokastrës, ndërsa janë parashikuar edhe guida për t’u njohur me disa nga vendet historike të zonës, si Parkun Arkeologjik Antigone, Kisha e Saraqinishtit, Manastiri i Spilles, Teatri i Adrianopulit.

Në një status në rrjetet sociale, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro shkruan se kjo do të jetë një javë plot adrenalinë për Gjirokastrën. “Kjo javë mban shenjën #GjiroOpenAir. Sport në ajër! Kulturë në tokë! Mos e humbni! Vendi ku fluturohet me sport e kulture quhet Gjirokastër”, shkruan Kumbaro.

Gjiro Open Air do të kulmojë me “Gjirokastra by Night”, më datë 25 mars,  një “street party” që do të mbahet në Qafën e Pazarit, me pjesëmarrjen e Dj. Cool.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: