Akreditimi i universiteteve, publikohen tarifat e reja nga 200 mijë deri në 1.8 milion lekë

Akreditimi i universiteteve, publikohen tarifat e reja nga 200 mijë deri në 1.8 milion lekë
Institucionet e Arsimit të Lartë duhet të paguajnë tarifa bazë sa i përket vlerësimit dhe akreditimit të tyre institucional. Pas miratimit të Vendimit të Qeverisë për riorganizimin e Agjencisë Publike të Arsimit të Lartë (APAAL), në Fletoren Zyrtare janë publikuar të plota edhe tabelat e tarifave që duhet të paguajnë universitetet. Tarifat që paguajnë Institucionet e Arsimit të Lartë(IAL) për vlerësimin dhe akreditimin institucional, përllogariten sipas tarifës bazë të përcaktuar për llojin e institucionit mbi të cilën aplikohet rritje në % në varësi numrit të fushave të studimit ku operon IAL-ja, nivelit të studimeve dhe numrit të studentëve që ka në momentin e paraqitjes së kërkesës për vlerësimin e jashtëm në kuadër të akreditimit.  Me vendim të Bordit të Akreditimit, mund të përjashtohen nga pagesa e tarifave për vlerësimin dhe akreditimin institucional institucionet e arsimit të lartë që kanë jo më shumë se 30 studentë, në të gjitha ciklet e studimit. Tarifat variojnë nga 200 mijë lekë deri në 1.8 milion lekë.

Tarifat Bazë për vlerësimin e jashtëm dhe akreditim e IAL

Lloji i institucionit                                                                                Tarifa

  1. Kolegj profesional me 1-2 fusha studimi, deri në 200 studentë 791 500 lekë
  2. Akreditimi cikli I dhe II, deri ne 300 studentë 910 875 lekë
  3. Kolegji universitar me 1-2 fusha studimi, deri 600 studentë 1 205 250 lekë
  4. Universitet me 1-2 fusha studimi deri në 2000 studentë 1 888 625 lekë

 

Tarifat për vlerësim të jashtëm dhe akreditim të programeve të studimit

  1. 2-vjeçar profesional 204 260 lekë
  2. Bachelor 265 585 lekë
  3. Bachelor 4-vjeçar 326 910 lekë
  4. Master Profesional 1 vit 204 260 lekë
  5. Master Profesional 2 vite 265 585 lekë
  6. Master i Shkencave 428 844 lekë
  7. Master i Shkencave i Integruar 706 994 lekë
  8. Master ekzekutiv 1 vit 362 844 lekë
  9. Master ekzekutiv 2 vite 428 844 lekë
  10. SPA 2 vite 428 844 lekë
  11. SPA 3-4 vite 567 919 lekë
  12. Doktoratë 718 224 lekë

Shpërndajeni me miqtë tuaj: