Analiza për 2016, Leskaj publikon rezultatet e auditeve të KLSH nga Vlora

Analiza për 2016, Leskaj publikon rezultatet e auditeve të KLSH nga Vlora
Kontrolli i Lartë i Shteti zhvilloi në Vlorë, analizën vjetore për vitin 2016. Kjo analizë vjetore e përgjithshme vijoi pas kryerjes se analizave vjetore të departamenteve të  auditimit në disa nga universitetet kryesore publike të vendit në Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj e përkufizoi veprimtarinë për vitit 2016 të KLSH si “Auditim në shërbim të qytetarëve”. “Kemi përmbushur detyrën dhe mandatin tonë kushtetues, duke realizuar 154 auditime nga 154 të planifikuara”. analiza1

Leskaj tha se nga auditimet e vitit 2016, KLSH ka zbuluar dëm ekonomik, parregullsi dhe shkelje financiare (në të ardhurat publike dhe shpenzimet e kryera) në nivelin e 25.5 miliardë lekë.

Gjetjet e auditimeve të KLSH gjatë vitit 2016 kanë rritur treguesin e dobishmërisë, efektivitetit të institucionit, një tregues ky qendror i Kuadrit të Matjes së Performancës së Institucioneve Supreme të Auditimit, që vendos në raport sasinë e dëmit të kërkuar për zhdëmtim në Buxhetin e Shtetit, me sa i kushton taksapaguesve një SAI, i përdorur gjerësisht nga institucionet moderne evropiane të auditimit suprem dhe nga GAO amerikane.analiza3

Për vitin 2016, për një lek të harxhuar nga KLSH, institucioni ka kërkuar shpërblimin e dëmit ekonomik për 78 lekë, e barabarte kjo me katër vite të marra së bashku, 2008, 2009, 2010 dhe 2011. Për pesëvjeçarin 2012-2016, mesatarja e treguesit të dobishmërisë ishte 127 lekë, ose mbi 6 herë më shumë se mesatarja e pesëvjeçarit 2007-2011(20.6 lekë). Shifrat flasin vetë”.

Ndër të tjera, kryetari Leskaj tha se veprimtaria e KLSH-së përshkohet nga një luftë e thelluar kundër korrupsionit, ku çdo javë bëhet nga një kallëzim penal, një indikator ky që provon se Kontrolli i Lartë i Shtetit ndodhet në frontin e parë të luftës kundër korrupsionit.

Analiza për vitin 2016 është një moment reflektimi për të ardhmen dhe në këtë kontekst Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj, foli mbi perspektivat për vitin 2017, viti i  realizimit të Strategjisë së Zhvillimit të KLSH 2013-2017.analiza4

Leskaj tha se KLSH do të konsolidojë auditimet e përputhshmërisë bazuar në standardet ndërkombëtare, auditimet financiare, në veçanti në certifikimit të pasqyrave financiare, si dhe do të rrisë numrin e auditimeve të performancës në 10-15% të auditimeve totale dhe auditimet IT në 50%.

“Integriteti dhe etika do të jenë në themel të punës audituese. Do shtojmë prezencën në Parlament, në komisione për Ekonomitë dhe Financat si  dhe në komisionet hetimore”, - tha ndër të tjera kreu i KLSH-së. /afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: