Egzona Ademi: Jam rebele ku dhe kur duhet!

Egzona Ademi: Jam rebele ku dhe kur duhet!
 

 

Egzona Ademin e njohim si aktore humori në programin “Apartamnenti 2XL” por edhe si këngëtare në festivale të këngës si “kënga magjike” por edhe në jetën e natës së Tiranës, sepse së bashku me “Egzona Band” performon si soliste çdo javë në klubet më të njohurave një repertor pop dhe jaz shumë të larmishëm në anglisht, italisht dhe spanjisht. Jeton mes Tiranës dhe Prishtinës, por më shumë shihet në Tiranë.

 intervistoi Juela Meçani

 

AFP: Egzona, pse ky emër?

 

Emrin Egzona ma ka vënë ime më, unë jam vajzë e vetme pas tre djemsh, janë gëzuar shumë kur unë erdha në jetë.

 

AFP: Këngëtare apo aktore?

 

Të dyja mendoj. Plotësojnë shumë njëra-tjetrën. Muzika më përcjell pa ndalim, aktrimin nuk e kam aktivitet të përditshëm , por i dua dhe nuk i ndaj dot.

 

AFP: Ti performon live në ambientet ku këndohet live në Tiranë prej disa vitesh dhe me shumë sukses bashkë me Egzona Band. Si lindi kjo ide dhe kur filloi?

 

Unë kam 10 vite që merrem me këto dy pasione të miat, tani edhe më intensivisht kuptohet. Para se të takoja djemtë e grupit, kam kënduar në një club me emër në Tiranë pastaj bëra një pauzë, më kërkuan për një mbrëmje më duhej një kitarist , rashë në kontakt me Enis Ketën, performuam rreth një vit, më pas Enisi kur u ribashkuam me takoi me Artin që luan në “kajon” dhe që atëherë performojmë bashkë pothuajse çdo javë.

 

AFP: Në pamje të parë dukeni shumë rebele, kur ju takon jeni shumë e qetë. Në fakt si jeni?

 

Në fakt kam qenë shumë rebele. Mirëpo një kohë nuk e di se çfarë ndodhi u qetësova hahata,  jam e qetë në përgjithësi por ku dhe kur duhet rebele qe çke me të.

 

AFP: Jetoni midis Tiranës dhe Prishtinës prej shumë vitesh. Ku ndiheni “në shtëpi”?

 

Nuk e kam problem të ambientohem fare, ku kam punën dhe shoqërinë , aty kam shtëpinë.

 

AFP: Ka ndonjë djalosh special në jetën tënde?

 

Kam vëllezërit, nipat dhe djaloshi me special në jetën time (babi) fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

 

AFP: Ishit disa kohë në Londër, pranë vëllezërve tuaj. Performuat atje? E patët këtë mundësi?

 

Po, këndova në “Queen's arms” në një pub që menaxhohet nga shqiptarët. Ishin dy mbrëmje të paharruara për mua .

 

AFP: Pse  nuk ju shohim më në apartamentin më me humor të shqiptarëve?

 

Apartamenti më me humor në Shqipëri, është një format i tillë që zgjerohet e ngushtohet herë pas here . Unë u bëra pjesë e ngushtmit.

 

AFP: Me çfarë projekti po merreni në Prishtinë së fundmi sepse kam informacion që shkoni dhe vini çdo javë.

 

Kisha një projekt të një filmi me seri në Prishtinë por për shkak të udhëtimeve të mia dhe angazhimeve në Tiranë ishte shume e lodhshme dhe nuk e përballoja dot.

 

AFP: Ka ndonjë këngë të re në sirtar Egzona?

 

Një projekt i ri muzikor po pritet por nuk kam kam ndërmend të zbuloj me tepër pa u finalizuar gjërat .

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: