Frederik Ndoci: Krijimtaria vulgare, edhe kompozitorët me emër po bien në llum!

Frederik Ndoci: Krijimtaria vulgare, edhe kompozitorët me emër po bien në llum!
Nga Juela Meçani

 

Nacionalizmi kalbet shumë më shpejt nëse fillon shpërbërja e plotë e vlerave tona të mbijetuara për 6 shekuj. Gjithçka e bukur kombëtare, edhe bota e pranon dhe e asimilon shpirtërisht má me ándje dhe, doemos, të jep seriozitet në mbivlerësim si një popull që kemi dalë nga mbijetesa shekullore kundër një obskurantizmi të diktuar me dhunë, por të ruajtur me stoicizëm

 

Frederik Ndoci, shkodrani me zërin bilbil, përsëri është jashtë truallit që do më tepër në jetë, larg Shkodrës së tij të dashur, larg varreve të të parëve. Ai jeton me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e nuk ka zënë qetësi. Një valë turnesh e presin, kudo ku ka shqiptarë. Por e ka një brengë Frederiku, një brengë që i ulëret në shpirt. Shkatërrimin e vlerave të vërteta, me baza shekullore, në artin e kulturën shqiptare. I shkruaj e më përgjigjet, sepse teknologjia na afron me ata që vlerësojmë. Edhe pse është realisht një këngëtar i njohur, ai më përgjigjet menjëherë, e ka nuhatur që edhe mua më dhemb situata e artit shqiptar në këto vite. E kush si ai, me role të spikatura në filmat shqiptarë, me këngë fituese, që i këndon i madh e i vogël, me kompozime e qindra poezi, me dimensione të shumta si njeri dhe si artist, mund të më rrëfejë mbi reflektimet e dhimbshme mbi kulturën. E ka parë nga afër dhe nga larg, por e ka jetuar thellësisht atë.

Frederik Ndoci nuk pret ta pyes, por shfryn si një stuhi. Është me emocione të forta, sepse janë në lojë vlera për të cilat ai ka luftuar gjatë gjithë karrierës së tij.

 

“Menaxhimi i kulturës është mjaft delikat në jetën shqiptare, ku vlera e vërtetë është e barabartë me "0". Sasia shpesh bie edhe cilësi, por është në disproporcion me rrjedhën logjike. Arti në përgjithësi është kulturë, por kultura është diçka më konkrete si paradoks i sasisë së artit, shpesh vërshuar si lumë me vërshimet ekonomiko-politiko-sociale”.

 

Në Akademinë e Shkencave janë mbledhur studime mbi 13 modet e Jazz, të Dardanit, ku 4.5 të tyre i kemi të pranishëm në modet tona folklorike në Shqipëri.

 

“Nuk më kujtohet emri i një studiuesi gjerman të ardhur rreth vitit 1992, ku për shkak të vështirësive natyrore dhe kushteve të infrastrukturës së atyre viteve, ai nuk pati mundësi të gjurmonte më tej se lumi Shkumbin. Gjithmonë sipas tij, kompozitorët dhe krijuesit muzikorë shqiptarë, për 300 vite, nuk kanë nevojë të kërkojnë bulëza modesh muzikore askund tjetër, pasi vetëm në trevat e zonës gege, ka mbi 2500 mode, imagjino sikur ai të kishte shëtitur edhe në zonën e jugut!”

 

E ndërsa uji i lumit të shqetësimeve të tij vërshon, ngacmon veten dhe ne me shumë pyetje që, në fakt, janë dhimbje, sepse janë edhe përgjigje, në të njëjtën kohë:

 

“Pse duhet të vrapojmë drejt asaj që e tjetërson autentiken tonë? Pse duhet të pëlqejmë, doemos, kulturat e lindjes së largët? Mos është kjo dukuri e inferioritetit të ndjeshmërisë që kanë ish-muhaxhirët e Konicës? Mos është luftë e hapur e tyre në dëmtimin e vlerave tona autentike, ku yryshi i krijimtarisë vulgare po vërshon? A kanë ndikime negative apo pozitive në këtë llum prurjeje edhe kompozitorët, tashmë, me emër në vitet e fundit???

Kësaj pyetjeje t”i kthejnë përgjigje krijimtaria e tyre e kohëve të fundit.

 

“Unë dhe ti, doemos, do rrinim me muaj të tërë për të zbërthyer gabimet e bëra me dhe pa dashje, ku të gjitha përbëjnë një radioaktivitet bërthamor mjaft të rrezikshëm për autenticitetin tonë.”

 

Është risi për mua kjo pjesë studiuesi e Frederikut, kjo pjesë detajesh, bazash realiteti. Por, sa mund të bëjë nga përtej oqeanit për këtë brengë të tijën?

 

“Unë jam mirë në këtë lozhë të mundësisë që kam dhe këndvështrimi është më furioz sa i takon nacionalizmit, ku kalbet shumë më shpejt nëse fillon shpërbërja e plotë e vlerave tona të mbijetuara për 6 shekuj. Gjithçka e bukur kombëtare, edhe bota e pranon dhe e asimilon shpirtërisht má me ándje dhe doemos të jep seriozitet në mbivlerësim si një popull që kemi dalë nga mbijetesa shekullore kundër një obskurantizmi të diktuar me dhunë, por të ruajtur me stoicizëm.

 

Në vitin 2011, në konferencën e parë botërore pellazgjike, ku morën pjesë shkencëtarë dhe albanologë me famë botërore,të realizuar dhe organizuar në Akademinë e Shkencave, bëra një studim, sigurisht të parastudiuar, mbi 13 modet në Jazz, që njihet shpesh edhe si krijimtari e Dardanit, ku në Shqipëri gjen mbi 4 e gjysmë të tyre, që përdoren në krijimet e trashëguara dhe janë pjesë e modeve tona.”

Shpërndajeni me miqtë tuaj: