Gjiri i Gramës, mrekullia e natyrës dhe e kaluara historike

Gjiri i Gramës, mrekullia e  natyrës  dhe e kaluara historike
Gjiri i Gramës në Gadishulli i Karaburunit  i njohur si Gjiri i Grammatas , ndodhet në rreze të shpatit perëndimor, shumë të cekët të tij,  në Orikumin e afërt.

Gjiri i Gramës ka shërbyer si një vend strehimi për anijet qe gjendeshin ne vështiresi përgjatë këtij bregdeti te rrezikshëm në vështirësitë e motit. Ky gji ka shërbyer fillimisht si zonë e shfrytëzimit të gurit lokal, në gurore të mëdha, gjurmët e të cilave duken edhe sot në të dy shpatet.

Sipas Nëntor Osekut emri i Gramës është i lidhur në mënyrë të qartë me mbishkrimet e gdhendura që në antikitet, mbishkrimet shkëmbore kanë qenë të shumta në gjirin e Gramës, aty numërohen me shumë se 1500 mbishkrime, mbishkrimet greke janë më të lashta dhe u takojnë shekujve të fundit para Krishtit, të pasuara nga disa mbishkrime latine të periudhës perandorake, para se greqishtja mesjetare të ishte mbizotëruese me mbishkrime që në të shumtën e herëve i drejtohen Jezu Krishtit.

Mbishkrimet antike në gjuhën greke u drejtohen Dioskurëve, Kastorit dhe Poluksit, që ishin hyjni pagane shpëtimtare, mbrojtëse të detarëve dhe të anijeve. Formula saktëson se autori i mbishkrimit i kërkon ndihme Dioskurëve për njerëz të ndryshëm, anëtare familjeje, bashkëudhtare, bashkëskllevër etj.

Prania e emrave latinë të përkthyer në greqisht flet gjithashtu për lidhjet e ngushta midis dy brigjeve të Adriatikut dhe detit Jon, në atë shkallë sa emrat latinë gjenden edhe tek banorët e bregut lindor. Mbishkrimet mesjetare, të shkruara në greqisht, janë lutje drejtuar Jezu Krishtit, përgjithsisht me formulën " Senjor, ndihmoje shërbëtorin tënd" .

Dokumenti mesjetar më i çuditshëm, i paraqitur nga Henri Daumet, tregon se më 1369, Mbreti i Romakëve Johani i V Paleologu ka ardhur në gjirin e Gramës, gjatë një udhëtimi për në Venedik, i njohur nga deshmitë bashkohëse.

E.G/Afp.al

Shpërndajeni me miqtë tuaj: