Parashikimi i motit, 24 mars 2017

Parashikimi i motit, 24 mars 2017
Vendi ynë edhe sot do të mbetet nën dominimin e masave ajrore të ngrohta  duke bërë që moti i kthjellët të jetë prezent në të gjithë territorin shqiptar.

Në zonat  malore, do të ketë herë pas here vranësira të lehta e kalimtare.

Pasditja do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta.

Në zonat malore veriore-verilindore vranësirat do të jenë më të dendura.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish një tjetër rritje duke e bërë ditën e premte ditën më të ngrohtë të javës.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi permanent Jugperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

/e.g/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: