Parashikimi i motit sot, e enjte, 23 mars 2017

Parashikimi i motit sot, e enjte, 23 mars 2017
Kthjellimet do të dominojnë kushtet e motit në të gjithë territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin.

Vranësirat më të dukshme do të jenë  në verilindje – juglindje të territorit.

Pasditja dhe orët vijuese do të shtojnë vranësirat në zonat malore juglindore duke rrezikuar shira të izoluar ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në pjesën tjetër të vendit.

Gjatë natës do të  mbetemi në kushte të njëjta atmosferike.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri ne 25 km/h nga drejtimi jugperëndimor.

Në det do të gjenerohet dallgëzim deri 2 ballë.

/e.g/afp.al

Shpërndajeni me miqtë tuaj: