Parashikimi i motit sot, e hënë 20 mars 2017

Parashikimi i motit sot, e hënë 20 mars 2017
Zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare.

Në zonat malore do të kemi kthjellime dhe vranësira më të shpeshta. Në juglindje të vendit vranësirat do të jenë më të shpeshta.

Gjatë pasdites duke përfshirë edhe natën, nuk do të sjellin ndryshime të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës, më e ndjeshme kjo në vlerat maksimale.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

/e.g/afp.al

Shpërndajeni me miqtë tuaj: