Parashikimi i motit sot, e martë 21 mars 2017

Parashikimi i motit sot, e martë 21 mars 2017
Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë në vendin tonë duke ndikuar mot të kthjellët në ultësirën perëndimore.

Moti në zonat malore përgjatë kufirit Lindor do të paraqitet  me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Orët e pasdites do të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke larguar vranësirat nga zonat malore.

Kjo do të bëjë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga moti i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjell një tjetër rritje të tyre.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

/e.g/afp.al

Shpërndajeni me miqtë tuaj: