Peru, avioni në flakë, shpëtojnë 141 pasagjerët (Video)

Peru, avioni në flakë, shpëtojnë 141 pasagjerët (Video)
Një incident është shënuar në Peru, ku një avion pasagjerësh doli nga pista dhe shpërtheu në flakë pas uljes në një aeroport.

Avioni “Boeing 737” kishte në bord 141 persona në momentin që ndodhi ngjarja. Mirëpo, për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Autoritetet peruane theksuan: “Nuk pati të lënduar dhe as viktima dhe kjo falë mjeshtërisë së pilotëve dhe profesionalizmit të lartë të ekuipazhit të kabinës”. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: