SHBA, për herë të parë ‘online’ videot e testeve bërthamore

SHBA, për herë të parë ‘online’ videot e testeve bërthamore
Testet nukleare të kryera nga amerikanët mes vitit 1945 dhe 1962, janë skanerizuar pjesërisht dhe publikuar për herë të parë nga fizikani Gregg Spiggs.

Imazhet e 221 testeve kanë përfunduar në You Tube, të ardhura nga skanerizimi në formatin dixhotil të 4.200 filmimeve mbi eksperimente të këtij lloji.

“E theksoj, - thotë Spriggs, - që nëse tregojnë forcën e këtyre armëve dhe shkatërrimin që mund të krijojnë, atëherë shumë njerëz mund të hezitojnë t’i përdorin ato”, - raporton “Fox News”.

Qeveria e SHBA-ve, zotëron rreth 10.000 filmime mbi 221 teste bërthamore atmosferike të kryera nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Këto materiale janë ndaluar të publikohen që nga viti 1963 dhe filmimet e vjetra përfaqësojnë sot disa nga të dhënat më të mira që zotërojnë shkencëtarët.

Deri pak kohë më parë, këto filma janë braktisur në vende top-secret. Gregg Spriggs, një fizikan me përvojë i armëve në Lawrence Livermore National Laboratory, rrëfen që “filmat nuk kanë qenë të gatshëm për t’u transmetuar”.

“Do të duhen dy vjet për dixhitalizuar pjesën tjetër prej 6.500 filmimeve të gjetura dhe shumë vjet akoma për t’i nxjerrë si të deklasifikuara, - pohon Spriggs. – Shuhet kështu sekreti mbi 750 nga këto teste, ku 65 janë të pranishme tani në You Tube”. /e./afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: