Si do të veprohet me mbetësit e lëndëve

Si do të veprohet me mbetësit e lëndëve
Të gjithë ata maturantë të cilët rezultojnë mbetës në një prej lëndëve përgjatë vitit shkollor, nuk mund të futen në provimet e maturës. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, drejtoritë e shkollave njihen me listat e nxënësve të cilët plotësojnë kushtet për tu futur në provim. Kurse nxënësit mbetës njoftohen më herët për të mos u paraqitur në provimin e maturës, pa likuiduar më parë provimet e klasës. Kurse porsa u përket maturantëve të cilët do të rezultojnë mbetës gjatë provimeve të maturës shtetërore, ata do të kenë mundësin e dytë për ta dhënë këtë provim gjatë fazës së dytë të tyre në sezonin e vjeshtës.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: