Viti i ri akademik, ndryshojnë tekstet shkollore për klasat e 3, 8 dhe 11

Viti i ri akademik, ndryshojnë tekstet shkollore për klasat e 3, 8 dhe 11
Klasat e 3, të 8 dhe të 11 këtë vit do të punojnë me tekstet e reja, të cilat mendohet se janë më të lehta për tu kuptuar. Ky është vendimi më i fundit i marrë nga Ministria e Arsimit i cili u ka kërkuar shtëpive botuese të bëjnë ndryshimet e duhura në mënyrë që me nisjen e vitit të ri akademik të ato të jenë gati. “Të gjitha tekstet e Shkencave të Natyrës janë tekste të përkthyera nga Oxford dhe Cambridge. Pjesa tjetër që javën të Gjuhës Shqipe dhe të Historisë dhe Gjeografisë janë tekste të prodhuara nga botuesit shqiptare” ka pohuar Agim Leka, këshilltar i Ministres së Arsimit.

Ekspertët thonë se kurrikula e re, që ka nisur të aplikohet prej 3 vitesh në sistemin arsimor, sjell për nxënësit tekste, të cilat bazohen në zgjidhjen e situatave dhe  jo në riprodhimin përmendësh të materialit të shkruar. “Nuk është i ndërtuar siç kanë qenë kurrikulat e vjetra të ndërtuara mbi bazën e të kuptuarit dhe të thënies përmendësh të gjase, por është rezultat i punës kërkimore, i zgjidhjes së situatave të çdo nxënësi apo të një grupi nxënësish për të qenë kompetentë në atë që thuhet dhe duhet të kuptohet” pohon Leka. Tekste e reja do të pilotohen gjatë një viti, për tu certifikuar në vitin pasues. Librat e rinj nuk do të shoqërohen me rritje te çmimit për nxënësit. Kurse për tekstet, të cilat hyjnë në qarkullim për herë të parë dhe nuk ka tekste analoge që mund të përdoren si referencë nga viti i mëparshëm, vlerësimi i çmimit bëhet nga MAS­i, bazuar në çmimin mesatar aritmetik/çmimin tavan, sipas mënyrës së, pra në këtë rast nuk mund të aplikohet kufizimi i vendosur lidhur me kufirin e marxhit maksimal.

 

s.i/afp.al

Shpërndajeni me miqtë tuaj: