Arsenal në finalen e “FA Cup”, City mbetet “duarbosh”, Guardiola nën presion

Arsenal në finalen e “FA Cup”, City mbetet “duarbosh”, Guardiola nën presion
Arsenal shkon drejt kurorës së tretë të “FA Cup” në katër vitet e fundit, falë një përmbysje dramatike që arriti kundër Manchester City.

Alexis Sanchez shënoi në kohë shtesë për Arsenal, që fitoi 2-1 ndaj Manchester City, në gjysmëfinalen e “FA Cup”, që u zhvillua në “ Ëembley”.

Lojtari i kombëtare së Kilit golin e fitores e realizoi në kohë shtesë, ‘101.

Të besuarit e Pep Guardiola shënuan të parët, në ’62 me Aguero. Por 90 minutat e ndeshjes u mbyllën në barazim 1-1, pasi për Arsenal shënoi Monreal. Duke qenë se i kishte fituar tetë tetë gjysmëfinalet e fundit të “FA Cup, ndaj kjo humbje, nëse mbetet kjo skuadër do të mbetet pa trofe, vë në pikëpyetje të ardhmen e Pep Guardiola, pas një sezoni në krye të Manchester City.

Nga ana tjetër, lehtësohet Arsen Venger, që ishte nën presion tek stoli i Arsenal me këtë fitore me një trofe në fund të sezonit në Angli.

Chelsea fitoi 4-2 ndaj Totenhem një ditë më parë, duke arritur gjithashtu në finalen e këtij kompeticioni. Por Blutë e Londrës, të drejtuar nga Jose Mourinho, janë edhe më pranë një trofeu më të rëndësishëm, si titulli kampion në Premier League.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: