Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave ka mësuar sot ekipet kundërshtare, për fazën kualifikuese eleminatore të Botërorit të Francës për femra, ndeshje të cilat nisin shtatorin e këtij viti për të vijuar më pas deri në shtatorin e 2018-ës.
Pas kalimit në turin paraleminator, skuadra kombëtare A e femrave të Armir Grimës që siguroi kalimin pasi mundi Greqinë në “Elbasan Arena” 2-1, në një ndeshje plot emocione, ka mësuar sot edhe kundërshtaret e radhës në grup, për fazën eliminatore. Skuadra kombëtare e femrave është pozicionuar në Grupin 2, me këta rivalë: Zvicër, Skoci, Poloni, Bjellorusi, Shqipëri
(Ndeshjet eleminatore janë me sistem vajtje-ardhje. Këto janë edhe datat e ndeshjeve në eliminatore:
Ndeshjet kualifikuese në grup:
11 Shtator 2017–4 Shtator 2018
Shorti i “Play-off”: Konfirmohet si datë në shtator 2018
Play-off / Gjysmëfinalet: 1–9 Tetor 2018
Play-off/ Finalet: 5–13 Nëntor 2018
Shorti i fazes finale: 2018, Francë
Faza Finale: Verë 2019, Francë
/a.m/